Bota

Elon Musk publikon fletën e analizave të drogës

Elon Musk ka gjetur një mënyrë autentike për të kthyer përgjigje.

k.m.
Elon Musk publikon fletën e analizave të drogës
Elon Musk

SHBA- Elon Musk, ish-bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe njeriu më i pasur në botë ka bërë publike analizat e tij të drogës. Pas shumë aludimesh në media dhe jo vetëm, Musk ka gjetur një mënyrë autentike për të kthyer përgjigje.

Ai postoi fletën e rezultatit të analizave të tij në rrjetin që e ka në pronësi, në "X". Krahas fotos ka shkuar thjesht: Lol! (që  përkthehet në një të qeshur)

Elon Musk publikon fletën e analizave të drogës

Testi duket se është kryer më 11 qershor nga kompania "Fastest Labs of South Austin" në Teksas. E gjitha sepse Musk ka dashur t'i përgjigjej pretendimeve të mediave "New York Times" dhe "WSJ" që aludonin se ish-bashkëpunëtori i ngushtë i presidentit amerikan Donald Trump ishte përdorues ketamine. 

Kështu, të gjitha dyshimeve, Musk i ka një përgjigje të pakundërshtueshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB