
SHBA- Kandidati për President të SHBA-ve, Donald Trump ka reaguar pas vendimit të Joe Biden për t'u tërhequr nga gara. Në një postim në rrjetet sociale, Trumo shkruan se Biuden nuk ishte i përshtatshëm për të kandiduar dhe as për tu hsërbyer amerikanve si President. Sipas Trump, amerikanët do t’i vuajnë pasojat e Presidencës së Biden, por që do të korrigjohen më vonë.
"I shtrembëri Joe Biden nuk ishte i përshtatshëm për të kandiduar për president dhe sigurisht nuk është i përshtatshëm për të shërbyer - dhe kurrë nuk ishte! Pozitën e Presidentit e ka arritur vetëm me gënjeshtra, Fake News dhe duke mos e lënë Bodrumin e tij. Të gjithë ata që e rrethonin, përfshirë doktorin e tij dhe mediat, e dinin se ai nuk ishte i aftë të ishte President dhe nuk ishte. Ne do të vuajmë shumë për shkak të presidencës së tij, por do ta korrigjojmë dëmin që ai ka bërë shumë shpejt. MAGA!"- shkruan ai.