
ZVICËR- Dy persona janë plagosur gjatë një sherri në qytetin e Niedergosgen, Zvicër, ku njëri prej tyre është në gjendje të rëndë. Bëhet me dije se autori i dyshuar i ngjarjes është ndaluar nga policia, shkruajnë mediat vendase.
Mësohet se rreth orës 00:30, policia zvicerane ka marrë një raportim për përleshje fizike mes disa personave në Jurastrasse të Niedergosgen. Menjëherë policia ka shkuar në vendngjarje. Një 35-vjeçar, shqiptar i Kosovës dhe një australian 48-vjeçar kanë mbetur të plagosur. Të dy janë dërguar në spital, pas trajtimit fillestar. Autori i dyshuar është një shtetas 35-vjeçar i Serbisë, i cili është kapur nga policia.
Policia dhe prokuroria publike kanë nisur hetimet dhe janë në kërkim të dëshmitarëve në lidhje me rastin./ZËRI