
SHBA- Joe Biden është tërhequr nga gara presidneciale! Përmes një letre të postuar në llogarinë e tij në X, Biden bëri me dije se do t’i japë fund kandidaturës së tij për rizgjedhje, duke thënë se është në interesin më të mirë të partisë së tij dhe të vendit.
Ky njoftim vjen katër muaj përpara se amerikanët të shkojnë në votime, duke e shtyrë garën për Shtëpinë e Bardhë.
Vendimi i Biden erdhi pas javësh të tëra presioni intensiv nga kolegët demokratë si dhe pas një debati ku Biden u shfaq i lëkundur përballë republikanit Donald Trump në fund të qershorit.
Biden shton në letër se ka qenë nderi më i madh i jetës së tij të shërbejë si President.
“Dhe ndërsa synimi im ka qenë të kërkoj rizgjedhjen, besoj se është në interesin më të mirë të partisë sime dhe të vendit që unë të tërhiqem dhe të fokusohem vetëm në përmbushjen e detyrave si President për pjesën e mbetur të mandatit tim,”- thuhet në letër.
