
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka deklaruar se nuk do e falë të birin, pasi ky i fundit u shpall fajtor se ka gënjyer një shitës të licencuar të armëve, duke bërë deklarata false në aplikimin e tij, ku ka deklaruar se nuk ishte përdorues droge. Ndërsa ka shtuar se është shumë e vështitë për të që në këtë moment të jetë edhe baba, por dhe Presidenti i SHBA-së. Biden tha se do të “pranonte rezultatin e rastit dhe do të bëjë të respektojë procesin gjyqësor ndërsa Hunter do të çojë çështjen në Apel.
Joe Biden: Unë do të pranoj rezultatin e këtij rasti dhe do të vazhdoj të respektoj procesin gjyqësor pasi Hunter shqyrton një apel.
Hunter Biden është shpallur fajtor për të tre akuzat në gjyqin e tij federal për armë, duke u bërë djali i parë i një presidenti në detyrë të SHBA që është dënuar penalisht. Prokurorët thanë se Biden, 54 vjeç, gënjeu për përdorimin e tij të drogës në një formë federale kur bleu një pistoletë në 2018. Biden u deklarua i pafajshëm, duke pretenduar se ai ishte në shërim nga varësia e drogës në atë kohë dhe për këtë arsye ishte i vërtetë në formularin e aplikimit për armë.
Një panel prej 12 juristësh në Delaware dha vendimin pas rreth tre orësh diskutimesh. Biden tregoi pak emocione teksa mësoi fatin e tij të marten. Ai u përball me dy akuza në lidhje me gënjeshtra për përdorimin e tij të drogës në një kontroll federal, dhe një për posedim të një arme ndërsa ishte i varur ose duke përdorur drogë./ZËRI