
BOLIVI- Që nga nëntori i kaluar, Alondra Mercado Campos, e cila ishte Miss Bolivia World në vitin 2020, konsiderohet e arratisur nga drejtësia. Por çfarë bëri missi?
Mercado Campos dyshohet se është pjesë e një rrjeti të trafikut të armëve të drejtuar nga i dashuri i saj Andrés Vázquez, me të cilin ajo jeton dhe është gjithashtu i arratisur. Ish-mbretëresha e bukurisë u pranua në burgun e grave në Trinidad në Beni të Bolivisë pasi Forcat Speciale Boliviane Kundër Trafikimit të Drogës bastisën banesën ku ajo jetonte me partnerin e saj dhe gjetën brenda kallashnikov dhe municione.
Modelja me më shumë se 41 mijë ndjekës në Instagram u mbajt në paraburgim për 30 ditë me urdhër të gjykatës, megjithatë u la e lirë dhe siç pritej u zhduk. Rrjetet sociale të Alondra Mercado janë të mbushura me foto të modeles me bikini dhe shumë prej tyre janë pranë partnerit të saj, teksa tregonin stilin luks të jetesës.
View this post on Instagram
Po kështu, autoritetet boliviane gjetën video inkriminuese në një celular ku çifti shihet duke mbajtur disa nga armët që u sekuestruan në banesën e tyre. Publikimi i fundit në profilin e modeles në Instagram është i datës 7 dhjetor dhe në të ajo shfaqet e veshur me një minifustan të ngushtë pranë një pishine.
View this post on Instagram
Postimi u shoqërua me një mesazh të fshehtë që mund të sqaronte shumë për autoritetet: As e kaluara, as e ardhmja. Vetëm këtu dhe tani. Ky moment. Çfarë ndodh tani, çfarë ndjen dhe çfarë jeton. Shijoje. Nesër do e shohim. Edhe ajo që ndodhi dje nuk ka më rëndësi. Jeto tani. Dashuroni më shumë. Përqafoni shumë. Jini të lumtur. Bëni atë që ju plotëson. Dhe përfitoni nga çdo moment me njerëzit që keni pranë. Dhe kështu është jeta./ZËRI