Bota

E rrallë! S'janë binjakë, nëna sjell në jetë 2 foshnja në 2 ditë

Nëna e re mësoi kur ishte 17 vjeç se kishte një mitër të dyfishtë (didelphys uterus) – një keqformim që ndodh në 0.3% të grave.

k.m.
E rrallë! S'janë binjakë, nëna sjell në jetë
Kelsey Hatcher

SHBA- Kelsey Hatcher, 32 vjeç lindi një vajzë të martën dhe të dytën e solli në jetë të mërkurën në Spitalin e Universitetit të Alabama në Birmingham (UAB). Njoftimin për ardhjen e “foshnjave mrekulli” e ka bërë të ditur vetë përmes rrjeteve sociale, ndërsa mjekët i ka cilësuar si rast të pabesueshëm.

Nëna e re mësoi kur ishte 17 vjeç se kishte një mitër të dyfishtë (didelphys uterus) – një keqformim që ndodh në 0.3% të grave.

E rrallë! S'janë binjakë, nëna sjell në jetë

Sipas ekspertëve, shanset për shtatzëni në të dyja mitra janë “një në një milion”. Hera e fundit është shënuar në vitin 2019, kur një mjek në Bangladesh i tha BBC-së se një grua kishte lindur binjakë pothuajse një muaj pasi lindi një fëmijë para kohe nga mitra tjetër.

Kelsey Hatcher ka pasur më parë edhe tre shtatzëni të tjera të shëndetshme. Edhe këtë herë ajo mendoi se ishte shtatzënë në njërën bark – derisa zbuloi se po priste dy fëmijë.

"Unë kam qenë e befasuar! Thjesht nuk mund ta besonim,”- tha ajo.

Epo me jetë të gjatë./ZËRI

Poll

MOS HUMB