Bota

Skandali në Francë/ Shefi i kuzhinës lidh punëtorin lakuriq, i fut mollë në gojë dhe e filmon

Sipas gazetave lokale, shefi i kuzhinës ka kryer një “ngjarje poshtëruese” me një punonjës kuzhine, të cilin madje e ka filmuar. 

k.m.
Skandali në Francë/ Shefi i kuzhinës lidh punëtorin lakuriq,
Foto ilustruese

FRANCË- Një kuzhinier i vlerësuar me çmime në një hotel luksoz në Biarritz, në Francën jugperëndimore është pushuar nga puna pas një "incidenti shqetësues". Sipas gazetave lokale, shefi i kuzhinës ka kryer një “ngjarje poshtëruese” me një punonjës kuzhine, të cilin madje e ka filmuar. 

Prokuroria e këtij qyteti, e cila ndodhet në afërsi të Bayonne, ndonëse nuk ka marrë asnjë denoncim deri më tani, ka hapur një hetim paraprak për sulm seksual dhe dhunë. Sipas gazetës Sud Ouest, shefi i kuzhinës Aurelien Larzo, 31 vjeç, u pushua nga puna më 21 dhjetor. Ai ishte punësuar në vitin 2020 si drejtues i restorantit në Hôtel du Palais me pesë yje. Që nga viti i kaluar restoranti është vlerësuar me një yll Michelin.

Sipas publikimit, ngjarja ka ndodhur mëngjesin e 2 dhjetorit, në ambientin e kuzhinës. Për shumë orë, një punëtor i ri ishte i lidhur lakuriq në një karrige, me një mollë në gojë dhe një karotë mes kofshëve. Gjithë ngjarja ka ndodhur përballë kuzhinierëve të tjerë, e po ashtu edhe në prani të Larzos.

“Menaxhmenti i Hôtel du Palais është informuar për incidentin shqetësues që ndodhi në ambientet e hotelit dhe për imazhet që janë publikuar. Ky episod nuk pasqyron vlerat për të cilat po luftojmë të mbajmë. U krye një hetim dhe u morën vendimet përkatëse. Siguria, shëndeti dhe mirëqenia e kolegëve, klientëve dhe partnerëve tanë është prioriteti ynë absolut,”- tha për AFP një zëdhënëse e grupit Hyatt, që zotëron hotelin.

Videot e xhiruaradhe të postuara në faqet e rrjeteve sociale tani janë fshirë./ZËRI

Poll

MOS HUMB