Bota

Trump në delir: Home Alone 2 pati sukses se isha unë në film

Pretendimet e Trump erdhën si përgjigje ndaj një deklarate të regjisorit të filmit, Chris Columbus, se manjati e luti që të merrte pjesë në film.

k.m.

Trump në delir: Home Alone 2 pati sukses se isha unë në film

SHBA- Ish-presidenti i Amerikës, Donald Trump ka dhënë versionin e tij për pjesëmarrjen në filmin “Home Alone 2”. Madje është shprehur se suksesi i filmit ka ardhur vetëm prej pjesëmarrjes së tij. Edhe pse paraqitja e tij në film ka zgjatur vetëm pak sekonda. Pretendimet e Trump erdhën si përgjigje ndaj një deklarate të regjisorit të filmit, Chris Columbus, se manjati e luti që të merrte pjesë në film.

Ish-presidenti amerikan kishte një version tjetër dhe e ndau atë me ndjekësit e tij në Truth Social.

“Ata morën me qira hotelin Plaza në Nju Jork, të cilin unë e zotëroja në atë kohë. Isha shumë i zënë dhe nuk doja ta bëja. Ishin shumë të këndshëm, por mbi të gjitha këmbëngulës. Unë u pajtova dhe pjesa tjetër është histori! Kjo paraqitje e vogël bëri që filmi të ishte- dhe është akoma - një sukses i madh, veçanërisht gjatë sezonit të Krishtlindjeve. Njerëzit më telefonojnë sa herë që transmetohet."

Trump në delir: Home Alone 2 pati sukses se isha unë në film

"Kushti i Trump për të përdorur hotelin për filmin, përveç një tarife, ishte që ai të shfaqej në të,"- tha regjisori Chris Columbus për Business Insider në 2020.

Por përsëri, Trump pretendon se e vërteta është ndryshe.

"Unë ndihmova që filmi të ishte i suksesshëm, por nëse ata ndjeheshin të ngacmuar ose nuk më donin, pse më futën dhe më mbajtën atje për më shumë se 30 vjet? Sepse isha dhe jam akoma i mrekullueshëm për filmin, prandaj!"

Filmi ishte me të vërtetë një sukses, pasi arkëtoi 359 milionë dollarë kur u publikua në vitin 1992, duke arritur në vendin e tretë në tabelën amerikane atë vit. Vështirë se dikush do të thoshte se kjo është për shkak të Trump. Por ish-presidenti ka pretendimet e tij./ZËRI

Poll

MOS HUMB