Bota

U VENDOS! Presidenti Trump pezullon ndihmat ndaj Ukrainës, Kievi: Kemi dhe 6 muaj armatime!

Presidenti i SHBA Donald Trump njoftoi sot se ai nuk do të lejojë më ndihmë për Ukrainën. Trump diskutoi dje me bashkëpunëtorët e tij më të afërt pezullimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën dhe sot shpalli vendimin e tij final.

k.m.
U VENDOS! Presidenti Trump pezullon ndihmat ndaj Ukrainës, Kievi: Kemi dhe
Volodymyr Zelenskyy, Vladimir Putin dhe Donald Trump

SHBA- Ajo që bota i frikësohej ndodhi! Presidenti Donald Trump ka urdhëruar pezullimin e ndihmës ushtarake amerikane për Ukrainën pas debatit të tij me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy. Presidenti i SHBA Donald Trump njoftoi sot se ai nuk do të lejojë më ndihmë për Ukrainën. Trump diskutoi dje me bashkëpunëtorët e tij më të afërt pezullimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën dhe sot shpalli vendimin e tij final.

"Presidenti Donald Trump e ka bërë të qartë se është i fokusuar te paqja. Është thelbësore që edhe partnerët tanë të jenë të përkushtuar ndaj këtij qëllimi,"- tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

Pas vendimit, Zelenskyy këmbëngul se është gati të bëjë një marrëveshje dhe të nënshkruajë marrëveshjen për mineralet e rralla me Amerikën, por thekson se kërkon garanci sigurie. Në sfondin e përplasjes së të premtes së kaluar në Shtëpinë e Bardhë, presidenti ukrainas tha sot se është gati të punojë "nën udhëheqjen e fortë" të Donald Trump për të arritur paqen.

“Është koha për të rregulluar gjërat. Ne dëshirojmë që bashkëpunimi dhe komunikimi ynë i ardhshëm të jetë konstruktiv. Ukraina është e gatshme të vijë në tryezën e bisedimeve për të arritur paqen sa më shpejt të jetë e mundur. Askush nuk dëshiron paqe më shumë se ukrainasit,”- shkroi udhëheqësi ukrainas në X.

Në debat është përfshirë edhe Elon Musk, i cili ka kërkuar amnisti për Zelenskyy-n. 

“Sado e pakëndshme që mund të jetë, Zelenskyy-t duhet t'i ofrohet një lloj amnistie në një vend neutral në këmbim të një kthimi paqësor të demokracisë në Ukrainë,"-shkruan Musk në "X".

Nga ana e tij, kryeministri ukrainas Denys Shmygal tha sot se vendi i tij do të bëjë gjithçka për të mbijetuar pasi Shtëpia e Bardhë njoftoi ndërprerjen e ndihmës ushtarake amerikane për Kievin. Pavarësisht vendimit të SHBA-së, ai shkruan se Ukraina është "absolutisht e vendosur për të vazhduar bashkëpunimin me SHBA", ndërsa deputeti ukrainas Fedir Venislavsky zbuloi se pa SHBA-të, vendi i tyre ka edhe 6 muaj armatime.

Vendimim i Trump ka shkaktuar shqetësim në vendet e tjera të Europës. Sipas Inteligjencës finlandeze, ata do të jenë objektivi i radhës së Rusisë, nëse këta të fundit arrijnë që të pushtojnë Ukrainën. Sipas raportit vjetor të Supo, shërbimi finlandez i sigurisë dhe inteligjencës, përfundimi i luftës në Ukrainë do të "rriste aftësinë e Rusisë për t'u përfshirë në aktivitete armiqësore diku tjetër në Evropë".

Reagim ka pasur edhe nga Kremlini. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se pezullimi i ndihmës mund ta shtyjë Kievin t'i bashkohet procesit të paqes. Ndërkohë vendet e Bashkimit Europian po nisin me hapa konkretë që të diskutojnë me  planet për të rritur aftësitë ushtarake për të mbrojtur veten dhe aleatët./ZËRI

Poll

MOS HUMB