Bota

Ngrihet aktakuzë për shembjen e strehës në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad

Aktakuza u ngrit kundër menaxheres së zhvillimit të investimeve në kompaninë “Infrastruktura Hekurudhore e Serbisë”, Sllobodanka K., kryetarit të Komisionit për Inspektimin Teknik të Stacionit Hekurudhor në Novi Sad, Millutin S., dhe anëtares së këtij komisioni, Bilana K.

Redaksia Zëri
Ngrihet aktakuzë për shembjen e strehës në Stacionin
Pamje nga stacioni hekurudhor

BEOGRAD- Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ngriti aktakuzë për lëshimet që çuan në shembjen e një strehe në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad. Në këtë incident, që ndodhi më 1 nëntor të vitit të kaluar, humbën jetën 15 perosna. Aktakuza u ngrit kundër menaxheres së zhvillimit të investimeve në kompaninë “Infrastruktura Hekurudhore e Serbisë”, Sllobodanka K., kryetarit të Komisionit për Inspektimin Teknik të Stacionit Hekurudhor në Novi Sad, Millutin S., dhe anëtares së këtij komisioni, Bilana K.

“Aktakuza u ngrit në lidhje me kryerjen e veprave penale me elemente korruptive, të cilat kanë rezultuar me shembjen e strehës,”- tha kryeprokurori i Prokurorisë së Lartë Publike, Nenad Stefanoviç.

Ai tha se ka dyshime të arsyeshme se lëshimet e tyre, lidhen me shkakun e tragjedisë. Prej se ka ndodhur ky incident, studentët në Serbi kanë organizuar protesta dhe bllokada masive në disa qytete të vendit, duke kërkuar përgjegjësi penale dhe politike për rastin.

Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviç, ka dhënë dorëheqje, ashtu si edhe kryetari i Novi Sadit, Millan Gjuriç.

Kërkesat e studentëve

Kërkesat e studentëve për ndalimin e bllokadave përfshijnë publikimin e dokumentacionit të plotë për rindërtimin e Stacionit Hekurudhor të Novi Sadit, për të përcaktuar përgjegjësinë për aksidentin e 1 nëntorit, 2024. Ata gjithashtu kërkojnë që sulmuesit e demonstruesve nëpër Serbi, gjatë protestave që pasuan aksidentin, të identifikohen dhe të përballen me përgjegjësi penale.

Kërkesat përfshijnë edhe lirimin e aktivistëve të arrestuar gjatë protestave, ndalimin e procedurave penale kundër tyre, si dhe rritjen e buxhetit për universitetet.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se kërkesat e studentëve janë plotësuar, por protestat e tyre vazhdojnë./REL

Poll

MOS HUMB