Bota

'Më dhunan, më tallnin"/ U arrestua nga autoritetet izraelite, lirohet regjisori palestinez fitues i çmimit Oscar

Një burrë goditi Balalin në kokë ndërsa dy ushtarë izraelitë i drejtuan armët, pretendoi ai.

F.I
'Më dhunan, më tallnin"/ U arrestua nga autoritetet
Hamdan Balal

IZRAEL-Autoritetet izraelite liruan sot, regjisorin palestinez, Hamdan Balal të dokumentarit fitues të Oskarit “No Other Land”, pasi ai dhe dëshmitarët thanë se ishte sulmuar nga izraelitët e vendosur në West Bank.

Sipas New York Times policia tha se drejtori, Hamdan Balal, po merrej në pyetje së bashku me dy palestinezë të tjerë me dyshimin për gjuajtje me gurë, duke shkaktuar dëme materiale dhe “rrezikuar sigurinë rajonale”. Të tre i mohojnë akuzat, sipas avokatit të tyre. Detajet e incidentit janë ende të paqarta, dhe të dyja palët kanë dhënë versione kontradiktore për ngjarjet rreth arrestimit të Balal. 

Pas lirimit, 37-vjeçari Balal tha se po “ruante” shtëpinë e tij gjatë sulmit, i shqetësuar se izraelitët e vendosur në West Bank do të përpiqeshin të hynin brenda. Papritur, një burrë goditi Balalin në kokë ndërsa dy ushtarë izraelitë i drejtuan armët, pretendoi ai.

Thuhet se Hamdan Balal u mbajt brenda natës nga autoritetet izraelite, ndërsa tregoi se ushtarët i kishin lidhur sytë, i kishin vënë objekte të ndryshme në kokë dhe e tallnin duke thënë: “Ky është regjisori fitues i Oskarit”.

Poll

MOS HUMB