
RUSI-Pas bisedimeve me SHBA në Saudi të Arabisë Saudite Rusia u shpreh e gatshme për arritjen e një marrëveshjeje për sigurinë e transportit në Detin e Zi. Edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u shpreh i gatshëm, por duket se nuk do të fuksionojë.
Kremlini pak më herët ka bërë publike një deklaratë ku thotë se marrëveshja do të hyjë në fuqi vetëm pasi të hiqen të gjitha sanskionet e bankave ruse në tregtinë ndërkombëtare të ushqimit dhe plehrave dhe të rilidhen plotësisht me rrjetin e sigurisë financiare midis bankave (SWIF).
Nga ana tjetër, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy tha se Kremlini gënjen kur pretendon se armëpushimi i Detit të Zi nuk do të hyjë në fuqi pa heqjen e sanksioneve perëndimore kundër Rusisë.
"Fatkeqësisht, edhe tani, edhe sot, pikërisht në ditën e negociatave, ne shohim se si rusët tashmë kanë filluar të manipulojnë. Ata tashmë po përpiqen të shtrembërojnë marrëveshjet dhe, në fakt, të mashtrojnë ndërmjetësit tanë dhe të gjithë botën”, tha Zelenskyy.
Hapi i armëpushimit u bë me dije nga Shtëpia e Bardhë pas përfundimit të raundit të fundit të negociatave midis Uashingtonit dhe Kievit në Riad. Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord në bisedimet në Arabinë Saudite për të siguruar një armëpushim të pjesshëm, lundrim të sigurt dhe përjashtimin e përdorimit të forcës në Detin e Zi. Si pjesë e një nisme më të gjerë në Detin e Zi, Uashingtoni do të ndihmojë Rusinë të kthehet në tregun botëror për eksportet bujqësore dhe plehrat. Me këtë, presidenti amerikan Donald Trump i bëri një tjetër favor të madh liderit rus Vladimir Putin./ZËRI