Bota

Shifrat tronditëse! 235 viktima dhe më shumë se 42 mijë të zhdukur nga tërmetet në Venezuelë

Ekipet e shpëtimit vazhdojnë të gërmojnë mes rrënojave në Karakas dhe në La Guaira, një nga zonat më të goditura.

F.I
Shifrat tronditëse! 235 viktima dhe më shumë se 42 mijë
PAMJE NGA NGJARJA

VENEZUELA-Dy tërmetet e fuqishme të njëpasnjëshme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë që tronditën vendin gjatë natës së 24 qershorit kanë 'gjunjëzuar' Venezuelën. Numri i viktimave të konfirmuara ka arritur në 235, të plagosurit janë mbi 4.300, ndërsa më shumë se 42 mijë persona rezultojnë ende të zhdukur. Ekipet e shpëtimit vazhdojnë të gërmojnë mes rrënojave në Karakas dhe në La Guaira, një nga zonat më të goditura.

Vende anembanë botës kanë ndërhyrë për të ofruar mbështetje financiare dhe logjistike për reagimin ndaj emergjencës, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, SHBA-në, Katarin, Meksikën, Kinën dhe Rusinë.

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar një ndihmë prej 150 milionë dollarësh. Ushtria amerikane po dërgon anije transporti dhe avionë për të mbështetur ekipet e kërkim-shpëtimit dhe për të mundësuar “operacione të shpejta të ndihmës”, thuhet në një deklaratë. 

Mbi 250 ndërtesa janë dëmtuar ose rrënuar. Aeroporti kryesor ndërkombëtar i Venezuelës, në Maiquetía, në periferi të Karakasit, është mbyllur për shkak të dëmeve të rënda, njoftoi presidentja e përkohshme e vendit./ZËRI

Poll

MOS HUMB