Bota

Seanca në Kuvendin e Kosovës, plas sherri mes deputetëve, Kurti goditet me vezë (VIDEO)

Seanca, e cila kishte nisur më 6 gusht dhe u ndërpre për shkak të ngërçit politik, po drejtohet nga kryesuesi Avni Dehari

zh.ll
Seanca në Kuvendin e Kosovës, plas sherri mes deputetëve, Kurti
pamje nga momenti

KOSOVË- Ka nisur punimet vazhdimi i seancës konstituive të legjislaturës së 11-të. Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka nisur me tensione dhe përplasje mes deputetëve.

Menjëherë pas rifillimit të punimeve, situata në sallën e Kuvendit është përshkallëzuar, pasi deputetja e AAK, Time Kadrijaj ka goditur me vezë drejt kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Seanca, e cila kishte nisur më 6 gusht dhe u ndërpre për shkak të ngërçit politik, po drejtohet nga kryesuesi Avni Dehari. Në sallë janë të pranishëm 109 deputetë.

Pavarësisht tensioneve, seanca po vijon, ndërsa mbetet për t’u parë nëse Kuvendi do të arrijë të vijojë me rendin e ditës dhe të përfundojë procesin e konstituimit.

Poll

MOS HUMB