Bota

Kuvendi i Kosovës nuk u konstitua brenda afatit, seanca vazhdon sot

Njoftimi për zhvillimin e seancës sot në orën 11:00 erdhi pak orë pas një tjetër takimi pa rezultat mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, në përpjekje për arritjen e një marrëveshjeje politike.

zh.ll
Kuvendi i Kosovës nuk u konstitua brenda afatit, seanca vazhdon sot
kuvendi i kosoves

KOSOVË- Kuvendi i Kosovës do të vijojë sot në orën 11:00 seancën konstituive, pasi dështoi të konstituohet brenda afatit 30-ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese. Në rendin e ditës janë zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve.

“Të shtunën, më 8 gusht 2026, në orën 11:00, vazhdon seanca konstituive e Legjislaturës XI të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Rendi i ditës: 3. Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit; 4. Zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Vendimi për vijimin e seancës u mor një ditë më parë nga kryesuesi i seancës konstituive, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari.

Njoftimi për zhvillimin e seancës sot në orën 11:00 erdhi pak orë pas një tjetër takimi pa rezultat mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, në përpjekje për arritjen e një marrëveshjeje politike.

Seanca konstituive e së enjtes nuk u zhvillua dhe u shty për një kohë ta pacaktuar, pas kërkesës së Kurtit për më shumë kohë për bisedime me partitë e tjera.

Ndërkohë, afati kushtetues përfundoi në mesnatë. Seanca e Kuvendit u zhvillua deri pas mesnatës, ndërsa deputetët nuk arritën ta përfundojnë procesin e konstituimit brenda afatit. Pak orë para përfundimit të afatit, Kurti   dërgoi letër kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, duke iu ofruar partisë së tij postin e kryetarit të Kuvendit, në këmbim të mbështetjes së tyre për Presidentin. 

Seanca e sotme pritet të vijojë aty ku mbeti, me procedurën për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe pesë nënkryetarëve. Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse opozita do të marrë pjesë në votim dhe nëse do të ketë dakordësi për përfundimin e procesit të konstituimit të Kuvendit./ZËRI

Poll

MOS HUMB