
ROMË- Ministri i Brendshëm, Matteo Piantedosi konfirmon për herë të parë hipotezën e ndryshimit të përdorimit të qendrave shqiptare të Gjaderit dhe Shëngjinit, të cilat deri tani kanë mbetur bosh.
“Ata mund të luajnë një rol në forcimin e sistemit për riatdhesimin e emigrantëve të parregullt që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në Itali,” thotë Piantedosi për "La Stampa". Pra, sipas tij, për të filluar përdorimin e tyre, ndoshta edhe duke përdorur pjesën e strukturës së dedikuar fillimisht për procedurat e përshpejtuara kufitare për riatdhesimet. Dhe falë rolit të CPR, arsyeton Pianterosi, “ne do të jemi në gjendje të fusim në vendin tonë subjekte që do na i bëjnë qytetet tona pak më të sigurta".
Riatdhesimet janë një temë që po fiton terren në debatin politik në mbarë botën. A do të përfshinte investime dhe punë të mëtejshme rikonstruksioni i qendrave, të cilat nuk do i dedikohen më pritjes fillestare, asaj të emigrantëve të paligjshëm?
"Jo. Ato tashmë përmbajnë hapësira të dedikuara për kryerjen e riatdhesimeve. Struktura tashmë janë ngritur për këtë funksion."
Tani për tani, Brukseli po përpiqet të frenojë lëvizjet kryesisht dytësore. Por a do të ndihmojë rregullorja e re evropiane e migrantëve gjithashtu në frenimin e largimeve?
Për ministrin e Brendshëm, përgjigjia është negative: Jo, përkundrazi. Më pak emigrantë do të mbërrijnë dhe ne do të riatdhesojmë më shumë. Qëllimi është që emigrantët të hyjnë ekskluzivisht përmes kanaleve të rregullta dhe rregullat e reja do të na ndihmojnë në këtë drejtim.
Deri më tani qendrat pritëse janë bosh, pasi në nëntor emigrantët, dhe pjesa më e madhe e policëve italianë, punonjësve socialë dhe organi drejtues i qendrave në Shqipëri për riatdhesimin e emigrantëve u larguan nga Gjadri. Vendimi erdhi pas bllokimit të njëpasnjëshëm të Gjykatës së Romës për mbajtjen e emigrantëve në qendrën e Gjadrit./ZËRI