Aktualitet

Vijojnë përplasjet! Urdhri i Psikologut mbyll zyrat, Laboviti me koleget: Valbona hape derën (VIDEO)

Siç duket mes Labovitit dhe Presidentes aktuale, Valbona Treska, vijojnë përplasjet.

F.m
Vijojnë përplasjet! Urdhri i Psikologut mbyll zyrat, Laboviti me
Urdhri i Psikologut

TIRANË- Urdhri i Psikologut është jofunksional dhe ka mbyllur derën! Sot është e premte dhe si çdo ditë, supozohet që kjo zyrë të mirëpresë psikologët deri në orën 16:00. Por nuk ka ndodhur kështu. Bruna Laboviti, Presidentja e zgjedhur është paraqitur bashkë me disa psikologe në zyra, por më kot, askush nuk u aka hapur derën. Sot ishte planifikuar që të mbahej dhe një mbledhje e Këshillit që do të vuloste zgjedhjet e 5 qershorit, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Siç duket mes Labovitit dhe Presidentes aktuale, Valbona Treska, vijojnë përplasjet.

Brunilda Laboviti është zgjedhur Presidentja e re e Urdhrit të Psikologut me 238 vota. Që prej themelimit të këtij Urdhri e deri më sot, Presidentja dhe personazhi kryesor që e ka drejtuar urdhërin është Valbona Treska, një psikologe e njohur e cila ka bërë të mundur që Urdhri në këto vite të sigurojë edhe akreditime ndërkombëtare të një rëndësie të veçantë.

Por, drejtimi i Urdhrit nga Treska është përballur me kundërshtime dhe denoncime të shumta, që lidhen me mënyrën sesi është drejtuar Urdhri prej saj.

ZËRI publikoi edhe një moment, ku kuptohet përplasja mes psikologëve dhe Këshillit Drejtues dhe grupit të Treskës. 

ZËRI kontaktoi me presidenten aktuale, znj.Treska, e cila deklaron se derisa të shprehen organet përkatëse të Urdhrit, ajo do të vazhdojë të jetë në detyrë. E pyetur për vlefshmërinë e kuorumit, Treska tha se nuk është në pozicionin e duhur për të dhënë një mendim të prerë por tha se regjistri i anëtarësisë është publik dhe janë 1480 anëtarë. 

 

Poll

MOS HUMB