Bota

Publikohet kalendari final:16 shtator vendimi për Thaçin dhe 4 akuzuarit për pengim të drejtësisë

Seancat për dëgjimin e deklaratave përmbyllëse do të zhvillohen me 10, 11 dhe 14 shtator, duke nisur nga ora 09:30.

l.k
Publikohet kalendari final:16 shtator vendimi për Thaçin dhe 4
Fadil Fazliu, Bashkim Smakaj, Hashim Thaçi, Isni Kilaj dhe Hajredin Kuçi

KOSOVË- Është bërë publik kalenadari nga Dhomat e Specializuara të Kosovës për fazën përfundimtare të gjykimit ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, të cilët akuzohen për pengim të drejtësisë.

Seancat për dëgjimin e deklaratave përmbyllëse do të zhvillohen me 10, 11 dhe 14 shtator, duke nisur nga ora 09:30. Ndërsa vendimi përfundimtar do të shpallet me 16 shtator në orën 10:00.

Publikohet kalendari final:16 shtator vendimi për Thaçin dhe 4
Kalenadari i publikuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës

Vendimi vjen pasi më 5 gusht 2026 gjykatësi i vetëm mbylli zyrtarisht procedurën e paraqitjes së provave, duke i hapur rrugë aktit final të gjykimit që kishte nisur më 27 shkurt 2026. Mësohet se, seancat do të jenë plotësisht publike dhe do të transmetohen në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara.

Sipas aktakuzës së konfirmuar ndërmjet 2 korrikut 2023 dhe 2 nëntorit 2023, Hashim Thaçi dyshohet se gjatë qëndrimit në baragurim në Hagë, u ka dhënë persona të tjerë informacione konfidenciale për dëshmitarë të Prokurorisë dhe ka tentuar të ndikojë në dëshmitë e tyre, në kuadër të gjykimit në Hagë për krime lufte të ish-krerëve të UCK-së.

Po ashtu, pretendohet se ish-presidenti ka bërë marrëveshje me Hajredin Kuçin për kontakte me dëshmitarë në kundërshtim me urdhrat e gjykatës.Thaçi përballet me akuza për pengim të zyrtarëve në kryerjen e detyrave dhe shkelje të administrimit të drejtësisë, ndërsa akuza janë ngritur edhe ndaj Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit për vepra që lidhen me pengim dhe mosbindje ndaj gjykatës./ZËRI

Poll

MOS HUMB