Bota

Përfundon takimi i dytë Kurti-Abdixhiku, mbyllet sërish pa marrëveshje

Në përfundim të takimit, Albin Kurti u shpreh shkurt para mediave, duke konfirmuar se nuk është arritur asnjë dakordësi.

M.K.
Përfundon takimi i dytë Kurti-Abdixhiku, mbyllet sërish pa
Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku

KOSOVË- Takimi mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përfunduar pa një marrëveshje mes palëve.

Bisedimet u zhvilluan vetëm pak orë përpara seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, e cila është planifikuar të mbahet nesër në orën 10:00. Megjithatë, edhe ky takim nuk solli ndonjë zgjidhje për tejkalimin e ngërçit politik.

Në përfundim të takimit, Albin Kurti u shpreh shkurt para mediave, duke konfirmuar se nuk është arritur asnjë dakordësi.

“Nuk kemi lajme, përderisa nuk kemi marrëveshje,” deklaroi ai.

Deri në këto momente nuk është njoftuar për zhvillimin e një takimi tjetër mes dy liderëve gjatë ditës së sotme, ndërsa mbetet për t'u parë nëse do të ketë lëvizje të reja politike përpara mbajtjes së seancës konstituive të Kuvendit. Kurti ka shprehur interesim për një bashkëpunim me LDK-në, duke e cilësuar atë si mundësi për “progres të përshpejtuar”, ndërsa Abdixhiku ka theksuar se qëndrimi i LDK-së është për një “balancë institucionale”, ku një subjekt politik të mos përqendrojë të gjitha pozitat kryesore./ZËRI

Poll

MOS HUMB