KILI- Një operacion i gjerë sigurie është zhvilluar në Kili, ku autoritetet kanë transferuar 9 të burgosur të konsideruar drejtues të grupeve të rrezikshme të krimit të organizuar. Mes tyre është edhe shqiptari Viktor Gjini, 58 vjeç, i dënuar me 10 vite burg për trafik ndërkombëtar droge.
Sipas mediave vendase, transferimi i të burgosurve me rrezik të lartë nga burgjet në Santiago në burgun La Laguna në Talca, i zhvilla mëngjesin e kësaj të premteje dhe u transmetua drejtpërdrejt nga Presidenca e Republikës.
View this post on Instagram
Kush janë?
Mega Investiga ka siguruar identitetet e drejtuesve që u transferuan në burgun e ri të Talca-s. Bëhet fjalë për persona të lidhur me organizata transnacionale si Tren de Aragua, Los Pulpos, Los Espartanos, si dhe me mafiet ndërkombëtare kineze dhe shqiptare.
Në krye të listës është William Gianmarco Rosado Tomás, drejtues i bandës peruane Los Pulpos, e njohur për zhvatjen e tregtarëve të vegjël peruanë, të cilët detyroheshin të paguanin tarifa mujore në këmbim të “mbrojtjes”.
Rosado, i njohur me pseudonimin “Wara”, akuzohet për vrasje, mbajtje të paligjshme të armës së zjarrit dhe posedim të armëve. Ai u arrestua më 16 qershor 2023 për vrasjen e një 26-vjeçari, gjithashtu me shtetësi peruane, e kryer më 23 shkurt të atij viti në Colina.
Faksionet e Tren de Aragua
Në autobusët e përdorur për transferim u transportuan gjithashtu disa anëtarë të Tren de Aragua, nga fraksione të ndryshme të kësaj organizate.
Njëri prej tyre është Jesús Rojas Morales, anëtar i fraksionit Loyalty të megabandës venezueliane, e cila vepronte në Temuco. Organizata u godit në kuadër të operacionit “Metástasis”, i cili çmontoi një rrjet të trafikut të drogës në Temuco.
Rojas Morales ndodhej në burgun Santiago 1, nën hetim për trafik droge, organizim kriminal dhe zhvatje. Bashkë me të u arrestuan edhe 27 persona të tjerë me shtetësi venezueliane, për lidhjet dhe mbështetjen që i jepnin Tren de Aragua-s.
Një tjetër fraksion i TDA-së i përfaqësuar në këtë operacion është banda Los Hermanos Cartier, organizatë që kishte shkaktuar probleme të mëdha në jug të Kilit. Njëri prej drejtuesve të saj, Carlos Efrén Carrillo Armada, alias “Carlitos Cartier”, u transferua në burgun e Talca-s.
Ai akuzohet për vrasje të rëndë, mbajtje të një arme të ndaluar dhe përkatësi në fraksionin Los Cartier të Tren de Aragua. Ai dyshohet se mori pjesë në rrëmbimin dhe vrasjen me armë zjarri të një adoleshenti 17-vjeçar venezuelian, ngjarje e ndodhur në shtator 2024 në Batuco, Lampa.
Sipas hetimeve, viktima u rrëmbye, u rrah dhe më pas u dërgua në një rrugë të izoluar, ku u ekzekutua.
Një tjetër “përfaqësues” i Los Cartier është Jean Carlos García, i cili akuzohet për vrasje, zhvatje, trafikim personash, trafik armësh dhe vrasje të tjera.
Mes drejtuesve të transferuar është edhe Jackson José Herrera Mijares, i cilësuar si drejtues i Los Mapaches, një tjetër fraksion i Tren de Aragua-s. Herrera po hetohet për rrëmbimin e një vajze 7-vjeçare, të ndodhur më 13 mars 2025 në Conchalí.
Trafikanti shqiptar i drogës nga Ballkani
Një tjetër i burgosur i transferuar është Viktor Gjini, me shtetësi shqiptare, 58 vjeç. Ai është dënuar me 10 vite burg për trafik të paligjshëm droge dhe deri tani mbahej në burgun CDP Santiago Sur.
Në vitin 2023, ai drejtonte një organizatë kriminale që merrej me dërgimin e drogës drejt Holandës nga porti i Valparaísos, në bashkëpunim me shtetas aziatikë. Sipas të dhënave të hetimit, ai i propozoi një agjenti të infiltruar 20 mijë dollarë në këmbim të fshehjes së rreth 100 kilogramëve klorhidrat kokaine në një kontejner.
Pjesa tjetër e operacionit të inteligjencës çoi në rënien e tij dhe të personave të tjerë të përfshirë.
“Los Ñaños”
Në listë bie në sy edhe një tjetër drejtues i lidhur me tri organizata kriminale dhe me vrasjen me pagesë të “Rey de Meiggs”. Bëhet fjalë për José Kattah Solano, i cili akuzohet për rrëmbim, organizim kriminal, uzurpim dhe vepra të tjera penale.
Përveç vrasjes me pagesë të “Rey de Meiggs”, ai lidhet edhe me aktivitete zhvatjeje dhe rrëmbimesh të kryera nga banda ekuadoriane Los Ñaños, si dhe me një organizatë tjetër përgjegjëse për rrëmbimin e një gruaje me shtetësi peruane.
I vetmi kilian
I vetmi shtetas kilian që ndodhet në listën e 9 drejtuesve është Juan Eduardo Pacheco Alarcón, i cili akuzohet për vrasje dhe po hetohet si bashkëpunëtor i afërt i trafikantit të njohur ëladimir Silva Soto, më i njohur me pseudonimin “Cogote de toro”.
Trafikanti i famshëm i drogës nga zona jugore e Santiago-s u qëllua për vdekje më 22 gusht 2020, kur pesë persona të panjohur zbritën nga një makinë dhe hapën zjarr ndaj tij. Ngjarja ndodhi në komunën La Pintana.
Sipas hetimeve, “Cogote de toro” u vra në kuadër të një konflikti të gjatë territorial që banda e tij kishte me klanin “Los Risas”, për kontrollin e trafikut të drogës në zonën jugore të kryeqytetit.
Mafia kineze
Në grupin e të transferuarve ndodhen gjithashtu anëtarë të mafies kineze “Bang de Fujian”, aktivitetet e së cilës në territorin kilian nisën të zbuloheshin që nga viti 2020, kryesisht në lagjet qendrore të kryeqytetit.
Në grupin e të ripozicionuarve ndodhen Yuping Zheng, Xianan He, Xiaohui Shi, Xiaotong ëu dhe ëeimin Xiao. Ky i fundit është dënuar me 10 vjet e 1 ditë burg. Prokuroria arriti të përcaktonte se Xiao ishte përgjegjës për një strukturë kriminale që vepronte në disa prona të ndryshme.
Më 31 janar 2025, policia sekuestroi drogë në një apartament në Estación Central, i cili përdorej nga një prej bashkëpunëtoreve të tij. Mes substancave të sekuestruara kishte kokainë, marihuanë dhe përzierje me ketaminë, kafeinë dhe tramadol.
Po atë ditë, në një kazino të paligjshme në San Vicente de Tagua Tagua, që i atribuohej Xiao-s, u gjetën kokainë dhe ketaminë.
Ndërsa në një tjetër banesë të lidhur me të akuzuarin, u gjetën më shumë se 46 gramë “pasta base” të ketaminës./ Mega noticias