PERU-Hitler Mussolini Simeon Flores, kandidati i partisë së qendrës së majtë Ahora Nación, është zgjedhur kryetar bashkie në distriktin e largët Queropalca në Andet Peruviane. Në zgjedhjet lokale, të cilat u zhvilluan në një komunitet me pak më shumë se 730 banorë, morën pjesë rreth 700 votues.
Kandidati për partinë e qendrës së majtë Ahora Nación u zgjodh kryetar bashkie i Queropalca-s, një distrikt i largët në Andet peruane. Rreth 229 banorë votuan për 45-vjeçarin, duke e vendosur atë përpara kandidatit të vendit të dytë nga Renovación Popular Perú i krahut të djathtë me vetëm 25 vota, shkruan BBC.
Pavarësisht se përfaqëson një zonë të vogël, emri i tij i pazakontë ka tërhequr vëmendje ndërkombëtare, duke qenë se përkon me emrat e dy diktatorëve të njohur të shekullit të 20-të, Adolf Hitler dhe Benito Mussolini.
Kjo nuk është hera e parë që një kandidat me emër të tillë zgjedhet në Peru. Në vitin 2018, Hitler Guesclin Alba Sánchez u zgjodh kryetar bashkie në Yúngar, ndërsa në Namibi, një tjetër politikan me emrin Adolf Hitler Uunona fitoi zgjedhjet lokale në vitin 2020. Këto raste kanë ngjallur kuriozitet për shkak të emrave të pazakontë, por kandidatët kanë theksuar se emrat e tyre nuk kanë lidhje me ideologjitë e diktatorëve që i mbajnë./ZËRI