
TURQI-Kryetari i bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu, rivali kryesor i presidentit Rexhep Tajip Erdogan, është arrestuar si pjesë e një hetimi për lidhjet e dyshuara me korrupsionin dhe terrorizmin.
Imamoglu akuzohet gjithashtu se ishte lider i një organizate kriminale, manipulim tenderash dhe ndihmë për organizatë terroriste. Agjencia shtetërore Anadolu informon se prokurorët lëshuan urdhër-arrest për kryebashkiakun Ekrem Imamoglu dhe rreth 100 persona të tjerë. Midis të arrestuarve ishte bashkëpunëtori i ngushtë i Imamoglu, Murat Ongun.
Një grup i madh i personelit të sigurisë rrethoi shtëpinë e Imamoglu përpara se ta merrte në paraburgim.
Sipas Prokurorisë, ndaj İmamoglu dhe personave të tjerë për të cilët është lëshuar urdhër arrest rëndojnë akuza si të tilla si “organizatë kriminale, zhvatje, ryshfet, mashtrim, manipulim tenderash dhe ndihma e organizatës terroriste PKK/KCK./ZËRI