Bota

VD-Në pritje të arrestimit! MESAZHI i Imamoglut: Tirani e madhe, qindra policë në shtëpinë time

Në një video të postuar nga Imamoglu nga shtëpia e tij, kryetari i Stambollit shprehej se po përgatitej për arrestimin e tij.

F.I
VD-Në pritje të arrestimit! MESAZHI i Imamoglut: Tirani e madhe,
Ekrem Imamoglu

TIURQI-Kryetari i bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu është arrestuar nën akuzën e korrupsionit dhe terrorizmit. Në një video të postuar nga Imamoglu nga shtëpia e tij, kryetari i Stambollit shprehej se po përgatitej për arrestimin e tij. Sipas mediave turke, në operacion u përfshin 3000 policë. Ai deklaroi se nuk do të dorëzohet dhe se do të vazhdojë betejën kundër Erdoganit. 

"Qindra oficerë policie u shfaqën në derën time dhe hynë në shtëpinë time. Unë kam besim te kombi im. Ne po përballemi me një tirani të madhe. Por dua ta dini se nuk do të dorëzohem,"-shprehet kryebashkiaku i Stambollit.


Zëdhënësi i shtypit i Imamoglu, Murat Ongun, njoftoi gjithashtu arrestimin e tij, duke shkruar se ndodhet në paraburgim.

“Jam në paraburgim. Ata mendojnë se duke na mbyllur gojën, mund të na pengojnë të mbrojmë dhe mbështesim Ekrem Imamoglun. U bëj thirrje qytetarëve tanë që kanë llogari në të gjitha platformat e mediave sociale: Që tani e tutje Imamoglu i beson kombit turk. Ata nuk mund ta mposhtin kombin”, njoftoi ai.

Në lidhje me hetimin janë lëshuar urdhra arresti ndaj 100 personave të tjerë, përfshirë gazetarë dhe biznesmenë. Akuzat variojnë nga korrupsioni te terrorizmi. Sipas Prokurorisë, ndaj İmamoglu dhe personave të tjerë për të cilët është lëshuar urdhër arrest rëndojnë akuza si të tilla si “organizatë kriminale, zhvatje, ryshfet, mashtrim, manipulim tenderash dhe ndihma e organizatës terroriste PKK/KCK./ZËRI

Poll

MOS HUMB