
SHBA-Florida ka nisur një hetim penal ndaj influencuesve britaniko-amerikanë Andrew dhe Tristan Tate, të cilët mbërritën në vend javën e kaluar pas një fluturimi nga Rumania. BBC shkruan se Prokurori i Përgjithshëm i Floridës, James Uthmeier, tha se hetuesit kanë lëshuar urdhra kërkimi dhe fletëthirrje si pjesë e hetimit.
Në SHBA, vëllezërit përballen me një padi civile nga një grua që pretendon se e detyruan atë të kryente punë seksuale. Ata mohojnë me forcë të gjitha akuzat ndaj tyre. Andrew, 38 vjeç dhe vëllai i tij Tristan, 36 vjeç, përballen me akuza të veçanta në Mbretërinë e Bashkuar për përdhunim dhe trafikim njerëzor. Ata i mohojnë të gjitha akuzat.
Vëllezërit u arrestuan për herë të parë në Rumani në dhjetor 2022, me Andrew të akuzuar për përdhunim dhe trafikim njerëzor dhe Tristan të dyshuar për trafikim njerëzor. Ata u transferuan në Rumani nga Mbretëria e Bashkuar disa vite më parë.
Ata të dy i mohuan akuzat dhe kaluan disa muaj në arrest shtëpiak. Një vit më vonë, në gusht 2024, ata u përballën me akuza të reja, duke përfshirë marrëdhënie seksuale me një të mitur dhe trafikimin e personave të mitur, të cilat ata i mohojnë të gjitha./ZËRI