
SHBA- Vëllezërit Andrew dhe Tristan Tate kanë mbërritur në Florida, por duket se telashet për ta sapo kanë nisur. Avioni që transportonte Tates u ul në Aeroportin Ndërkombëtar Fort Lauderdale-Hollyëood, pasi u ngrit nga Rumania pak më shumë se 12 orë më parë. Pamjet nga aeroporti tregojnë momentin kur vëllezërit zbresin nga avioni dhe transferimi i tyre në SHBA ka ngjallur interes të madh nga media dhe publiku.
Avioni ishte i vetmi fluturim privat që u nis nga Rumania drejt perëndimit, ndaj edhe disa mijëra njerëz ndoqën rrugën e fluturimit të avionit përmes faqes së internetit "FlightRadar". Por me të mbërritur në Florida, ata janë përballur me një refuzim.
Guvernatori i Floridës Ron DeSantis foli në mënyrë eksplicite kundër vëllezërve Tate.
"Florida nuk është një vend ku ju jeni të mirëpritur me këtë lloj sjelljeje,"- tha DeSantis. Po ashtu, ai shtoi: Prokurori ynë i Përgjithshëm James Uthmeier po shqyrton se çfarë opsionesh ligjore dhe juridiksioni kemi për t'u marrë me këtë rast. Nuk e di se si ndodhi kjo. Nuk u njoftuam. E mora vesh përmes mediave.
Joseph D. McBride, avokati i vëllezërve Tate, gjithashtu foli, duke reaguar ndaj deklaratës së DeSantis.
"Andreë dhe Tristan Tate janë shtetas amerikanë. Ata janë gjithashtu paditës dhe viktima në një padi shumë publike për shpifje që po zhvillohet në gjykatën e Palm Beach. RonDeSantis e ka vënë veten në siklet duke thënë se vëllezërit Tate nuk janë të mirëpritur në Florida!,"-tha avokati.
Vëllezërit Tate, të cilët kanë nënshtetësi britaniko-amerikane, aktualisht po përballen me akuzat për përdhunim, trafikim të të miturve dhe pastrim parash në Rumani dhe kanë qenë në arrest shtëpiak. Edhe pse ata i kanë mohuar akuzat e ngritura ndaj tyre, çështja e tyre ende nuk ka përfunduar. Ata u lejuan zyrtarisht të largoheshin nga Rumania në korrik të vitit të kaluar, me kusht që të qëndronin brenda Bashkimit Evropian, por pas ndërhyrjes së Richard Grenell, iu hoq masa, gjë që solli edhe udhëtimin e tyre të parë drejt SHBA./ZËRI