KOSOVË- Ka dështuar krijimi i qeverisë së re në Kosovë. Pas prezantimit të programit qeverisës dhe kabinetit qeveritar nga kryeministri në detyrë Albin Kurti, nuk u arritën 64 vota pro. Vetëm 56 vota pro, 52 vota kundër dhe 4 abstenime.
Kuvendi i Kosovës u mblodh këtë të dielë në një seancë të jashtëzakonshme, në afatin e fundit ligjor të vendosur nga Gjykata Kushtetuese.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e mandatoi Kurtin për formimin e Qeverisë më 11 tetor. Por, Kurti nuk arriti të siguronte 61 votat e nevojshme.
Në kushte të tilla, përgjegjësia kalon sërish te presidentja Vjosa Osmani. Brenda 10 ditësh, presidentja duhet të ftojë partitë për konsultime dhe të vendosë për mandatarin e ri që ka shanset më të mëdha për të formuar qeverinë.
Nëse as pas përpjekjes së dytë Qeveria nuk mund të formohet, presidentja Osmani, sipas Kushtetutës, duhet të shpallë zgjedhje të reja, që duhet të mbahen brenda 40 ditësh.