Bota

Seanca për formimin e Qeverisë, Kurti paralajmëron në Kuvend: Rrezikojmë të shkojmë në zgjedhje të reja...

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, njëherësh mandatar për të formuar Qeverinë e re, mori fjalën në Kuvend për shpalosjen e programit dhe përbërjes së kabinetit qeveritar.

zh.ll
Seanca për formimin e Qeverisë, Kurti paralajmëron në
albin kurti

KOSOVË- Ka nisur seanca plenare në Kuvendin e Kosovës këtë të dielë, me pikën e vetme për zgjedhjen e Qeverisë së re. Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, njëherësh mandatar për të formuar Qeverinë e re, mori fjalën në Kuvend për shpalosjen e programit dhe përbërjes së kabinetit qeveritar.

Nga foltorja e Kuvendit, Kurti paralajmëroi se vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja. Kurti ka thënë se partitë më të mëdha shqiptare nuk kanë treguar gatishmëri për të bashkëqeverisur prandaj situata ka ardhur deri këtu. Gjatë fjalës së tij, Kurti shtoi se vonesa e paprecedentë për konstituimin e Kuvendit ka dëmtuar besueshmëria e shtetit para ndërkombëtarëve.

“Sot mbi gjashtë muaj që prej thirrjes së seancës, më në fund kemi arritur në seancën për formimin e qeverisë. Kjo është një vonesë e paprecedentë ku për pesë nga gjashtë muaj deputetët ishin duke pritur Gjykatën Kushtetuese. Janë vonuar reformat, është lënduar besueshmëria e shtetit tonë para ndërkombëtarëve. Përkundër tenttimeve tona, asnjë nga partitë parlamentare nuk ka pranuar të hyjë në marrëveshje për qeverinë. Sot do kishim mundësi t’i jepnim vendit edhe koalicionin e nevojshëm. Ky votim sot nuk është thjesht formalitet politik, por përgjegjësi shtetërore. Pa votimin e Qeverisë së re, Republika rrezikon të shkojë në zgjedhje të reja, pa shumë institucione funksionale, pa buxhet të miratuar për vitin e ardhshëm. Kjo do të nënkuptonte rrezikim të pagave për shërbyesit publikë, pensionet, shtesat për fëmijët, furnizimit me barna, furnizimin e organeve të rendit dhe sigurisë. Një vend pa buxhet është një vend që nuk mund të ecë përpara”, theksoi Kurti. 

Poll

MOS HUMB