Aktualitet

Zjarri përfshin malin e Manatisë, flakët i afrohen banesave në Lezhë

Vatra u shfaq mbrëmjen e 1 tetorit pranë aksit të vjetër Lezhë-Milot ndërsa pas një periudhe ndërprerjeje zjarri është riaktivizuar.

M.K.
Zjarri përfshin malin e Manatisë, flakët i afrohen banesave
foto nga zjarri

LEZHË- Vijon prej orësh beteja me flakët në malin e Manatisë ku zjarri është përhapur në pjesën jugore të malit dhe po avancon në drejtim të zonave të banuara.

Vatra u shfaq mbrëmjen e 1 tetorit pranë aksit të vjetër Lezhë-Milot ndërsa pas një periudhe ndërprerjeje zjarri është riaktivizuar. Përhapjen e flakëve e ka favorizuar era e fortë, ndërsa terreni i mbuluar me shkurre dhe bimësi e vështirëson ndërhyrjen e forcave në tokë.

Në zonën pranë banesave janë vendosur forca zjarrfikëse dhe efektivë të ushtrisë të cilët po punojnë për të penguar afrimin e flakëve dhe për të mbrojtur banesat.

Ndërhyrja po kryhet paralelisht nga toka dhe ajri. Dy helikopterë janë angazhuar në operacion duke ndërhyrë në zonat ku vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit.

Era mbetet një prej vështirësive kryesore për ekipet në terren pasi favorizon përhapjen e flakëve në terrenin malor. Forcat e angazhuara vijojnë punën për izolimin e vatrave dhe shuarjen e zjarrit./ZËRI

Poll

MOS HUMB