Aktualitet

Universitetet hapin dyert më 5 tetor, studentët i rikthehen auditorëve

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro ka deklaruar se investimet e kryera synojnë përmirësimin e infrastrukturës universitare dhe krijimin e kushteve më të përshtatshme për studentët dhe pedagogët.

M.K.
Universitetet hapin dyert më 5 tetor, studentët i rikthehen
falukteti i historise dhe filologjise

TIRANË- Më 5 tetor nis viti i ri akademik në universitetet shqiptare duke rikthyer studentët në auditore laboratorë dhe ambientet universitare pas pushimeve verore.

Rreth 120 mijë studentë pritet të ndjekin studimet në institucionet publike dhe private të arsimit të lartë gjatë vitit akademik 2026-2027. Mes tyre janë edhe rreth 20 mijë studentë të rinj të cilët këtë vit nisin për herë të parë studimet universitare.

Përpara nisjes së procesit mësimor universitetet kanë vijuar përgatitjet për pritjen e studentëve. Në disa prej institucioneve të arsimit të lartë viti i ri akademik do të shoqërohet edhe me hapësira të reja dhe ambiente të modernizuara.

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro ka deklaruar se investimet e kryera synojnë përmirësimin e infrastrukturës universitare dhe krijimin e kushteve më të përshtatshme për studentët dhe pedagogët.

Sipas saj, hapësirat e reja do të shërbejnë jo vetëm për zhvillimin e procesit mësimor, por edhe për studim, punë akademike dhe zhvillimin e ideve.

Përmirësimi i infrastrukturës universitare është lidhur nga Ministria e Arsimit edhe me procesin e ndërkombëtarizimit të arsimit të lartë. Synimi është forcimi i universiteteve shqiptare dhe krijimi i më shumë mundësive për studentët dhe komunitetin akademik./ZËRI

Poll

MOS HUMB