Aktualitet

Videot erotike vërshuan në rrjete, Adi Hila procedohet në gjendje të lirë, ja për çfarë akuzohet

Akuza vjen pas deklaratave të dhëna në Polici, ku pranoi se kamerat ishin vendosur nga vetë kompozitori. 

F.I
Videot erotike vërshuan në rrjete, Adi Hila procedohet në gjendje
Adrian Hila

TIRANË-Kompozitori Adrian Hila është proceduar penalisht në gjendje të lirë dhe janë referuar materialet në prokurori për veprën penale “Ndërhyrja e padrejtë në jetën private”, lidhur me videot intime me dhjetëra artiste të publikuara së fundmi në rrjete. Akuza vjen pas deklaratave të dhëna në Polici, ku pranoi se kamerat ishin vendosur nga vetë kompozitori. 

Hetimet vijojnë paralelisht edhe për veprat penale “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike” dhe “Keqpërdorimi i pajisjeve”. Hila deklaroi se kamerat ishin instaluar në vitin 2022, shumë kohë para publikimit të videove intime që shkaktuan skandalin. Sipas versionit të tij, ato ishin kamera të thjeshta, të cilat nuk kishin memorie për të ruajtur imazhet, por funksiononin online.

 

Poll

MOS HUMB