Blerim Isufajn
KOSOVË- Këshilli Prokurorial i Kosovës ka vendosur shkarkimin e Blerim Isufajt nga detyra e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës.
Vendimi u mor në një mbledhje të jashtëzakonshme të KPK-së e thirrur për të diskutuar punën e Isufajt në krye të Prokurorisë Speciale.
Pas largimit të tij nga posti drejtues në krye të institucionit është caktuar përkohësisht Dren Paca. Ai do ta ushtrojë detyrën deri në plotësimin e pozitës përmes procedurave ligjore.
Ndërkohë Blerim Isufaj do të vijojë të ushtrojë funksionin e prokurorit në Prokurorinë Speciale të Kosovës./ZËRI
Poll