Aktualitet

Zjarri në Lushnje, si po evakuohen banorët

Godina fatkeqësisht nuk ka dalje emergjente dhe mundësia e vetme për njerëzit e bllokuar janë dritaret.

f.t
Zjarri në Lushnje, si po evakuohen banorët
pamje nga vendngjarja

LUSHNJE- Situata ende kaotike vijon në goditën e qendrës tregtare në Lushnje, e cila u përfshi nga flakët mesditën e sotme. Djetëra njerëz që ndodheshin në të kanë mbetur të bllokuar brenda godinës, të cilët po mundohen të dalin jashtë saj.

Qytetarët që kanë mbetur të bllokuar po ndihmohen që të zbresin poshtë nëpërmjet shkallëve dhe vinçit. Dyshohet se numri i njerëzve në momentin që ka shpërthyer zjarri ka qenë i lartë, pasi po festonin ditën e Krishtlindjeve. Madje sipas raporimeve në një nga katet mendohet të kenë qenë prezentë 300 persona.

Godina fatkeqësisht nuk ka dalje emergjente dhe mundësia e vetme për njerëzit e bllokuar janë dritaret. Policia dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” po marrin masat për shuarjen e flakëve e evakuimin e qytetarëve dhe banorëve.

Paraprakisht, dyshohet se zjarri ka nisur nga tubat e ajrimit, ku janë djegur kabujt elektrik. Ky defekt dyshohet se ka shkaktuar zjarrin, por mbetet që ky version të verifikohet nga zjarrfikësit, të cilët do nisin nga hetimet pasi të kenë shuar flakët. /ZËRI

 

Poll

MOS HUMB