
TIRANË- Më shumë se 300 kilogramë kaptagon, drogë e njohur si ‘kokaina e të varfërve’, është sekuestruar në Gjermani. Kjo gjë, sipas autoriteteve, tregon se kjo lloj droge është bërë shumë e zakonshme në vendet evropiane. Përdorimi i kaptagonit është i përhapur tek të rinjtë në Lindjen e Mesme, më së shpeshti si një drogë për festa.
Efektet e saj në sistemin nervor janë të ngjashme me amfetaminën. Si një psikostimulant, kaptagoni mund të shkaktojë eufori dhe rritje të performancës fizike dhe mendore.
Siria është bërë prodhuesi dhe eksportuesi më i madh i kaptagon-it gjatë dekadës së fundit, duke bërë që ekspertët ta quajnë atë narko-shteti i Lindjes së Mesme. Raportet tregojnë se rreth 127 milionë tableta të drogës thuhet se janë sekuestruar nga vendet anëtare të BE-së nga viti 2018 deri në 2023. Sekuestrimi më i madh prej 84 milionë tabletash ishte në Salerno, Itali, në vitin 2020.