
BULQIZË – Një aksident është regjistruar këtë mesditë në një nga galeritë e kromit në Bulqizë. Si pasojë e aksidentit, është lënduar një minator i identifikuar si Vilson Alla. Në momentin e aksidentit, minatori 36-vjeçar po punonte në zonën D të galerisë. Minatori është dërguar fillimisht në Spitalin e Bulqizës e më pas me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Ende nuk dihet shkaku i aksidentit në minierë, por po hetohet nga Policia e Shtetit.
Njoftimi i policisë:
Bulqizë /informacion paraprak
Me datë 25.12.2023, rreth orës 14.00, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasi V.A., 36 vjeç, i cili dyshohet se është aksidentuar gjatë punës në një minierë kromi në Bulqizë. Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave kësaj ngjarjeje./ZËRI/