
TIRANË- Dy vajza të mitura në qytetin e Vlorës janë larguar nga banesa e tyre dhe kanë humbur kontaktet me familjarët. Sot, Policia e Shtetit me një njoftim zyrtar ka bërë me dije se prindërit e të miturave kanë denoncuar humbjen e tyre. Vajzat janë larguar sot nga banesa.
Ndaj dhe autoritetet janë vënë menjëherë në lëvizje duke ngritur një grup të posaçëm për të bërë të mundur gjetjen e dy adoleshenteve.
NJOFTIMI I POLICISË SË SHTETIT:
Më datë 25.12.2023, shtetasi G. A. dhe shtetasja Sh. Xh. kanë kallëzuar se kanë humbur kontaktet me vajzat e tyre, të moshave 15 vjeçe dhe 16 vjeçe, pasi janë larguar nga banesat e tyre. Po punohet për gjetjen e tyre. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./ZËRI