Aktualitet

Zjarri në kodrat e Pilurit ende aktiv, pritet sot ndërhyrja nga Ushtria

Tashmë, nuk mund të punohet më nga toka, për shkak të terrenit të vështirë. Në këto kushte është kërkuar ndihma e Ushtrisë për të neutralizuar flakët që po djegin shkurre dhe pemë.

k.m.
Zjarri në kodrat e Pilurit ende aktiv, pritet sot ndërhyrja nga
Foto ilustruese

HIMARË- Prej më shumë se 30 orësh, vatrat e zjarrit në zonën e fshatit Pilur të Bashkisë së Himarës vijojnë të jenë aktive. Edhe pse për shuarjen dhe izolimin e flakëve është punuar si nga toka, ashtu dhe nga ajri, zjarri ende është aktiv. Tashmë, nuk mund të punohet më nga toka, për shkak të terrenit të vështirë. Në këto kushte është kërkuar ndihma e Ushtrisë për të neutralizuar flakët që po djegin shkurre dhe pemë.

Aktualisht, zjarrfikëset dhe punonjësit e bashkisë së Himarës kanë mbajtur në kontroll zjarrin që mos të përparojë drejt zonave të banuara. Teksa puna në terren ende vazhdon, pritet që dhe sot helikopteri të hedhë ujë për shuarjen e flakëve./ZËRI

Poll

MOS HUMB