Aktualitet

E bleu qindra mijëra euro vetëm disa ditë më parë, digjet apartamenti luksoz i Françeska Muratit

Mësohet se banesa, e blerë për një vlerë rreth 500 mijë euro, është dëmtuar, ndërsa deri tani nuk janë bërë të ditura shkaqet e zjarrit.

f.g
E bleu qindra mijëra euro vetëm disa ditë më parë,
Foto e shtepise se re te Franceska Muratit

TIRANË – Një incident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në një nga zonat më të njohura rezidenciale të kryeqytetit. Sipas burimeve për ZËRI, apartamenti i ish-banores së Big Brother, Françeska Murati, është përfshirë nga flakët në zonën Lake View, vetëm pak ditë pasi ajo kishte finalizuar blerjen e tij.

Mësohet se banesa, e blerë për një vlerë rreth 500 mijë euro, është dëmtuar, ndërsa deri tani nuk janë bërë të ditura shkaqet e zjarrit.

Nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale. Autoritetet janë në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e flakëve./ZËRI

Poll

MOS HUMB