Aktualitet

Zjarr në një hotel në Bilisht, çfarë dyshohet

Autoritetet, dyshojnë për shkëndijë elektrike por do të jetë ekspertiza ajo që do e përcaktojë

E.K
Zjarr në një hotel në Bilisht, çfarë dyshohet
Zjarri ne BILISHT

BILISHT- Një hotel në zonën e Bilishtit është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të hëne.

Mësohet se nga flakët nuk ka persona të lënduar, por dëme të shumta materiale. Të gjithë të pranishmit në hotel kanë mundur të largohen në kohë, megjithatë flakët kanë dëmtuar ndërtesën dhe orenditë e hotelit.

Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikëse nga Devolli, të cilat po luftojnë për shuarjen e flakëve. Ndërsa për ndihmë u nisën edhe zjarrfikëse nga Korça.

Nuk dihet ende shkaku i flakëve. Autoritetet, dyshojnë për shkëndijë elektrike por do të jetë ekspertiza ajo që do e përcaktojë. Ndërkohë, krahas zjarrfikëseve edhe Policia e Shtetit ka mbërritur në vendngjarje.

Poll

MOS HUMB