Aktualitet

Flakë në Kuvend! Balla zbardh akuzat për Nokën dhe Vokshin: 5 vite burg

Ndaj deputetit Flamur Noka dhe Albana Vokshit, janë ngritur dy akuza, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera”.

f.t
Flakë në Kuvend! Balla zbardh akuzat për Nokën dhe Vokshin:
pamje nga vendngjarja

TIRANË-Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar pas kaosit dhe tensioneve sot në Kuvend. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Balla kujton Kodin Penal për deputetët e opozitës. Ndaj deputetit Flamur Noka dhe Albana Vokshit, janë ngritur dy akuza, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera”, për veprat penale të neneve 151 dhe 154 të Kodit Penal.

Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i pronës, kur pasojat materiale nuk janë të lehta, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet. Shkelja e rregullave të caktuara për mbajtjen, prodhimin, përdorimin, ruajtjen, transportimin dhe tregtimin e lëndëve plasëse, djegëse apo radioaktive, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.

Reagim i Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:

Kodi Penal përcakton qartësisht në nenet 151 dhe 154 veprat penale të shkatërrimit/dëmtimit me dashje të pronës me zjarr dhe me mjete të tjera, të cilat dënohen deri në pesë vite burg. Ndërsa këto akte të rënda janë referuar në mënyrë të përsëritur në Prokurori, institucioni i akuzës duhet të garantojë se ligji zbatohet njëlloj për të gjithë dhe deputeti nuk mund t’i shmanget ligjit kurrësesi, duke përfitur apo duke u fshehur pas imunitetit!

Poll

MOS HUMB