Aktualitet

Ftesa "besëprerë"! Në darkën e fundit me fëmijët, vrasësi i Liridonës ishte në restorant

Granit Plava është parë në oborrin e restorantit duke kontrolluar situatën para krimit.

f.t
Ftesa "besëprerë"! Në darkën e fundit me
Liridona Murseli, Naim Murseli dhe Granit Plava

KOSOVË- Të tjera detaje kanë dalë në dritë për vrasjen e Liridona Ademajt Murseli natën e të mërkurës së 28 nëntorit në Prishtinë. Ftesa "besëprerë" e Naim Murselit për bashkëshorten e tij, Liridona Ademajn që të darkonin bashkë mbrëmjen e së mërkurës së kaluar, ishte e fundit për nënën e dy fëmijëve. 

Naimi bashkë me Liridonën dhe dy fëmijët po darkonin në një restorant në Graçanicë. Siç shkruan Indeksonline, Granit Plava është parë në oborrin e restorantit duke kontrolluar situatën para krimit.

Pak para se Naim Murseli dhe Liridona Ademaj të kryenin darkën e fundit, Granit Plava dhe Liridon Kokalla dyshohet se kanë marrë udhën paraprakisht drejt vendit tragjik ku ishte planifikuar vrasja e Liridona Ademajt. Mësohet se gjatë rrugës ata kanë ndërruar veturën me të cilën ishin nisur nga restoranti në Graçanicë.

Krimi i rëndë ndodhi mbrëmjen e 28 nëntorit, rreth orës 20:26, në rrugën “Dalip Alshiq”, në Prishtinë. Rasti fillimisht u raportua si grabitje, por pas 48 orëve u zbulua se urdhri për ekzekutimin e të resë ishte dhënë nga vetë bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli. Ai e ka paguar Granit Plavën 30 mijë euro për vrasjen e gruas së tij. 15 mijë ia kishte dhënë para vrasjes, dhe 15 të tjera do ia jepte në përfundim të krimit. Plava e ka pranuar fajësinë për vrasjen e 30-vjeçares, duke thënë se Naim Murseli e kishte porositur. Në pranga ka rënë dhe Kushtrim Kokalla, i afërm i Murselit që akuzohet si bashkëpunëtor në krim./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB