Aktualitet

Zgjidhet kryetari dhe 9 anëtarët e rinj të KED për vitin 2024 (EMRAT)

Një tjetër anëtare e KED, si përfaqësuese nga Prokuroria e Përgjithshme do të jetë prokurorja Alma Muça. Ndërsa anëtare zëvendësuese është zgjedhur prokurori Arqilea Koça.

f.t
Zgjidhet kryetari dhe 9 anëtarët e rinj të KED për vitin
pamje nga shorti

TIRANË- Është hedhur sot shorti për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2024. Shorti është hedhur në ambientet e Presidencës, ku si kryetar i KED është zgjedhur Sokol Ngresi ndërsa zëvendësues i tij Dariel Sina. 

Deri më tani, fituese nga shorti dhe anëtare nga Gjykata Kushtetuese janë zgjedhur Elsa Toska dhe Sonila Bejtja. Zëvendësuese është zgjedhur Marjana Semini. Një tjetër anëtare e KED, si përfaqësuese nga Prokuroria e Përgjithshme do të jetë prokurorja Alma Muça. Ndërsa anëtare zëvendësuese është zgjedhur prokurori Arqilea Koça.

Gjithashtu gjyqtarja Irena Brahimi, do të jetë anëtare në Këshill si përfaqësuese e Gjykatave të Apelit. Anëtare e dytë do të jetë gjyqtarja Altina Nasifi, po ashtu përfaqësuese e Gjykatave të Apelit. Ndërsa anëtare zëvendësuese do të jetë gjyqtarja Ilirjana Olldashi.

Anëtarë nga Prokuroria e Apelit, Lazer Çardaku e Genti Xholi, zëvendësuese, Irma Balli dhe anëtar nga Gjykata Administrative, Ramiz Lala, zëvendësues, Besart Kaçkini.

Poll

MOS HUMB