Aktualitet

Gjyqi për videoskandalin! Gjici: E sajuar nga ushtarë politik, Alma Kaçi: Ishte investigim

GJKKO pranoi për ta kaluar dosjen për gjykim për veprat penale ‘korrupsion pasiv’ sa i përket Gjicit dhe ‘korrupsion aktiv’ për Kaçin.

f.t
Gjyqi për videoskandalin! Gjici: E sajuar nga ushtarë politik, Alma
Alma Kaçi

TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kaluar për gjykim dosjen në ngarkim të ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici dhe shtetases Alma Kaçi. GJKKO pranoi për ta kaluar dosjen për gjykim për veprat penale ‘korrupsion pasiv’ sa i përket Gjicit dhe ‘korrupsion aktiv’ për Kaçin.

Gjithashtu gjykata pranoi kërkesën e të pandehurve për gjykim të shkurtuar, por jo atë për pushim të akuzave. Në seancën e sotme me dyer të mbylllura Kaçi iu ka qëndruar deshmive të mëparshme, duke thënë se kishte sinjalizime se pushtetari vendor abuzonte me detyrën dhe kishte vendosur të kryente skenarin për të provuar dyshimet, përmes një investigimi.

“Kisha dëgjuar dhe marrë informacione se zyrtarë të tillë kryenin veprime në shkelje të funksionit, përfshirë edhe Gjicin. Vendosa të bëj një investigim, nuk kisha aspak qëllim të përfitoja tender apo ndonjë favor të tillë. Doja vetëm të faktoja se si zyrtarët e lartë abuzojnë me detyrën”, tha Kaçi në gjyq.

Ndërkohë Gjici tha se skenari është i sajuar duke mos kursyer as akuzat.

“Nuk ka asnjë fakt, asnjë provë, asnjë firmë a vendim që të provojë se e kam kryer veprën penale. Është çështje e sajuar nga ushtarë politikë”, tha Gjici.

Alma Kaçi, gruaja që u shfaq në video duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici, u paraqit sot në SPAK e shoqëruar nga dy efektivë policie. Në kërkesën e SPAK për kalimin e dosjes për gjykim, ndryshe nga pretendimet e Gjicit, thuhet se është provuar fakti se zyrtari pranon ndihmën e kërkuar nga Alma Kaçi për ta paraqitur projektin e saj në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.

Alma Kaçi u bë e njohur pas videoskandalit me ish-kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici në zyrën e këtij të fundit. Kaçi u fut në zyrën e Gjicit me një kamera të fshehtë me pretendimin për të përfituar një tender për sterilizimin e qenëve të rrugës por synimi sipas saj ishte demaskimi i figurës së Safet Gjicit.

Në video, shfaqej Gjici duke kryer marrëdhënie seksuale me Alma Kaçin. Publikimi i videos nuk i kushtoi Gjicit vetëm lënien e mandatit por dhe burgun, pasi po përballet me drejtësinë për akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Ndërkohë Kaçi është lënë në arrest shtëpie. Të dy kanë kërkuar në apelin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizaur masë më të butë sigurie por deri më tani, kërkesat e tyre janë refuzuar./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB