
TIRANË- Kryebashkiaku socialist i Kuçovës Kreshnik Hajdari është paraqitur këtë të hënë në ambientet e Prokurorisë së Posaccme Anti-Korrupsion. Deri tani nuk dihet arsyeja e thirrjes së tij në Prokurorinë e Posaçme.
Kujtojmë që Lefter Maliqi, ish-kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Kuçovës ka dorëzuar më herët në SPAK kallëzim për zgjedhjet vendore të 14 majit. Maliqi ka paditur Hajdarin dhe biznesmenin Pëllumb Salillari, si personi që ka financuar në zonë në blerjen e votave. Në një prononcim për median pasi doli nga SPAK Maliqi tha se kishte dorëzuar provat për padinë e tij.
Ndërkohë kujtojmë se më 14 nëntor, KQZ vendosi që Kreshnik Hajdarit mos t’i hiqet mandati, pasi dënimi i tij për kalim të parregullt të kufirit nuk përbënte vepër penale.