Aktualitet

U vra nga bashkëshorti/ Trupi i Liridona Ademajt do të varroset sot në fshatin e saj

Trupi i Liridona Ademajt do të prehet sot në varrezat e fshatit Rracaj, komuna e Gjakovës.

f.t
U vra nga bashkëshorti/ Trupi i Liridona Ademajt do të varroset sot
Liridona Murseli

KOSOVË- Familja e Liridona Ademajt Murseli ka njoftuar se i është miratuar kërkesa për zhvarrim të trupit të së ndjerës prej ku është varrosur më 1 dhjetor. Procedurat do të nisin sot në 4 Dhjetor. Trupi i Liridona Ademajt do të prehet sot në varrezat e fshatit Rracaj, komuna e Gjakovës, atje ku edhe lindi.

Ishin familjarët e 30-vjeçares, të cilët kërkuan zhvarrosjen e Liridonës dhe rivarrosjen e saj pranë familjarëve që kanë humbur, por gjithashtu paralajmëruan hakmarrje duke i lënë fisit Murseli vetëm dy ditë besë.

Krimi i rëndë ndodhi mbrëmjen e 29 nëntorit, rreth orës 20:26, në rrugën “Dalip Alshiq”, në Prishtinë. Rasti fillimisht u raportua si grabitje, por pas 48 orëve u zbulua se urdhri për ekzekutimin e të resë ishte dhënë nga vetë bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli. Ai e ka paguar Granit Plavën 30 mijë euro për vrasjen e gruas së tij. 15 mijë ia kishte dhënë para vrasjes, dhe 15 të tjera do ia jepte në përfundim të krimit. Plava e ka pranuar fajësinë për vrasjen e 30-vjeçares, duke thënë se Naim Murseli e kishte porositur. Në pranga ka rënë dhe Kushtrim Kokalla, i afërm i Murselit që akuzohet si bashkëpunëtor në krim./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB