Aktualitet

Makina u përplas me shtyllën e betonit, 27-vjeçarja ka nevojë për gjak

Erisa Gucija ka mbetur e plagosur rëndë si pasojë e aksidentit që ndodhi dje pasdite në Shkodër

E.K
Makina u përplas me shtyllën e betonit, 27-vjeçarja ka
Pamje nga aksidenti

SHKODËR- Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e djeshme në qytetin e Shkodrës, ku një mjet në të cilën udhëtonin 3 vajza të reja u përplas me shtyllën, e për pasojë u deshën orë të tëra për të nxjerrë drejtuesen nga makina.

Vajza që ishte drejtuese në mjetin që u aksidentua, Erisa Gucija, ka qenë në gjendje më të rëndë, ndërkohë që një thirrje është bërë në rrjetet sociale për të ndihmuar atë me gjak. Grupi i gjakut të cilin kishte vajza ishte A negativ dhe zero negativ.

Ka qenë një postim i gazetarit Artan Hoxha, ai që është shpërndarë dhjetra herë në rrjetet sociale, dhe sipas komentuesve sasia e gjakut është siguruar pasi qytetarët e Shkodrës kanë treguar një solidaritet mjaft të madh në lidhje me rastin.

Postimi i Artan Hoxhës:

URGJENTE !!!! Kerkohet gjak i grupit A NEGATIV dhe ZERO NEGATIV ne SPITALIN RAJONAL SHKODER.

Jeta e vajzes 27 vjeçe, ERISA GUCIJA, eshte në rrezik serioz dhe ka nevoje emergjente per gjak.
Vajza eshte demtuar gjate aksidentit te rende qe ndodhi sot pasdite, në Shkodër.

U deshen më shume se, 3 ore perpjekje, nga sherbimi zjarrfikes dhe nga Policia e Shtetit, per ta nxjerre trupin e vajzes nga brenda mjetit ku ishte bllokuar gjate aksidentit.

Stafi i mjekeve te spitalit te Shkodres, po ben te gjitha perpjekjet, për të shpëtuar jetën e vajzës së aksidentuar.

I behet apel çdo qytetari qe ndodhet në zonen e Shkodres dhe ka kete grup gjaku, te ndihmoje per te shpetuar jeten e nje vajze te re, e cila po lufton me vdekjen.

Aksidenti ndodhi dje pasdite në fshatin Zues në Shkodër, ku fillimisht u nxorën nga mjeti dy pasagjeret 21 vjeçare dhe më pas edhe drejtuesja e mjetit, nxjerrja e të cilës ishte e vështirë për shkak të shkatërrimit të mjetit nga përplasja e fortë.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB