
SHKODËR- Tre vajza kanë mbetur të plagosura pasditën e kësaj të diele në fshatin Zeus në Shkodër pasi makina, e cila drejtohej nga 27-vjeçarja e identifikuar me inicialet E.G doli nga rruga dhe u përplas me një shtyllë elektrike. Raportohet se për pasojë, ajo dhe dy personat që udhëtonin me të kanë mbetur të plagosura.
Dy shoqet e saj janë transpotuar menjëherë në spital, ndërsa nxjerrja e të resë nga makina ka qenë e vështirë. Është dashur ndërhyrja e ekipeve të emergjencës për të bërë të mundur nxjerrjen nga mjeti të 27-vjeçares. Fatmirësisht të tre të plagosurat janë jashtë rrezikut për jetën. Policia po heton ngjarjen.
NJOFTIMI I POLICISË:
Rreth orës 14:50, në fshatin Zues, shtetasja E. G., 27 vjeçe, ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte dhe si pasojë automjeti është përplasur me një shtyllë elektrike, në anë të rrugës. Nga përplasja, janë dëmtuar 27-vjeçarja dhe pasagjeret në automjet, shtetaset A. D., 21 vjeçe dhe B. G., 21 vjeçe./ZËRI