Aktualitet

U vra nga bashkëshorti/ Kolegët kujtojnë Liridona Ademajn: E donte punën dhe familjen

Përmes një postimi në Facebook, në faqen e "Leja Caffe", ku kanë ndarë një foto të 33-vjeçares, e cila la pas dy fëmijë të mitur ata shprehen se Liridona ishte e dashur, e donte punën dhe familjen e saj.

E.K
U vra nga bashkëshorti/ Kolegët kujtojnë Liridona Ademajn: E
Liridona Ademaj

SUEDI- Kolegët e Liridona Ademsajt në Suedi të vrarë me urdhër nga bashkëshorti i saj Naim Murseli e kanë kujtuar këtë të dielë duke i dedikuar fjalë prekëse. Përmes një postimi në Facebook, në faqen e "Leja Caffe", ku kanë ndarë një foto të 33-vjeçares, e cila la pas dy fëmijë të mitur ata shprehen se Liridona ishte e dashur, e donte punën dhe familjen e saj.

“Një grua që vlerësonte gjithmonë klientët e saj dhe dëshironte të sigurohej që ata të kishin gjithmonë përvojën më të mirë me ne. Ajo e donte jetën familjare dhe 2 djemtë e saj të mrekullueshëm më shumë se çdo gjë në botë. Liridona nuk ishte thjesht një punonjëse e jona në Lejas Café. Ajo ishte shumë më tepër se kaq. Ajo ishte një shoqe shumë e dashur për të gjithë dhe një punonjëse e njohur me klientët. Ajo krijonte lehtësisht lidhje të mira përmes personalitetit të saj dhe këto janë vetëm disa nga cilësitë e mira që zotëronte", shkruajnë ata. 

Krimi i rëndë ndodhi mbrëmjen e 29 nëntorit, rreth orës 20:26, në rrugën “Dalip Alshiq”, në Prishtinë. Rasti fillimisht u raportua si grabitje, por pas 48 orëve u zbulua se urdhri për ekzekutimin e të resë ishte dhënë nga vetë bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli. Ai e ka paguar Granit Plavën 30 mijë euro për vrasjen e gruas së tij. 15 mijë ia kishte dhënë para vrasjes, dhe 15 të tjera do ia jepte në përfundim të krimit. Plava e ka pranuar fajësinë për vrasjen e 30-vjeçares, duke thënë se Naim Murseli e kishte porositur. Në pranga ka rënë dhe Kushtrim Kokalla, i afërm i Murselit që akuzohet si bashkëpunëtor në krim./ZËRI

Poll

MOS HUMB