
PRISHTINË – Pasi vëllai i Liridona Ademajt, Leonard Ademaj ka dorëzuar kërkesën për zhvarrosje të Liridonës, shteti ka aprovuar atë. Kjo nënkupton që nesër do të bëhet varrimi i Liridona Ademajt, që u vra nga bashkëshorti Naim Murseli, në bashkëpunim me Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën. Këta të fundit janë lënë në burg.
Fshati Rracaj njofton se rivarrimi do të bëhet nesër, datë 4 dhjetor, në varrezat e këtij fshati, në orën 14:00.
Njoftimi:
Njoftim mortor nga familja Ademaj. Familja Ademaj njofton miq,shokë e dashamir se rivarrimi i vajzes tonë Liridona Ademaj e vrarë me daten 29.11.2023 behet neser me datë 4 dhjetor 2023 me varrezat e fshatit Rracaj ne ora 14:00.
Krimi i rëndë ndodhi mbrëmjen e 29 nëntorit, rreth orës 20:26, në rrugën “Dalip Alshiq”, në Prishtinë. Rasti fillimisht u raportua si grabitje, por pas 48 orëve u zbulua se urdhri për ekzekutimin e të resë ishte dhënë nga vetë bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli. Ai e ka paguar Granit Plavën 30 mijë euro për vrasjen e gruas së tij. 15 mijë ia kishte dhënë para vrasjes, dhe 15 të tjera do ia jepte në përfundim të krimit. Plava e ka pranuar fajësinë për vrasjen e 30-vjeçares, duke thënë se Naim Murseli e kishte porositur. Në pranga ka rënë dhe Kushtrim Kokalla, i afërm i Murselit që akuzohet si bashkëpunëtor në krim./Zëri.ai/