LUSHNJE- Një situatë alarmi është krijuar pasditen e kësaj të marte në një pallat 11-katësh në Lushnje pasi tymi i dendur që vinte nga garazhi nëntokësor shqetësoi banorët.
Fillimisht u dyshua se flakët kishin përfshirë ambientet e pallatit, por gjatë ndërhyrjes u konstatua se zjarri kishte nisur nga mbeturinat jashtë ndërtesës dhe më pas ishte përhapur drejt garazhit.
Banorët u evakuuan nga banesat ndërsa automjetet që ndodheshin të parkuara në garazhin nëntokësor u nxorën në kohë.
Forcat zjarrfikëse dhe policia ndërhynë menjëherë, duke bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe normalizimin e situatës. Nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme në automjetet e parkuara./ZËRI